PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irak, vriten 32 militantë të ISIS
2014-10-23 10:20:52 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria irakiane njoftoi të mërkurën se forcat e sigurisë kanë arritur të sprapsin sulmin e militantëve të ISIS në qytetin Ameriyat al-Fallujah, duke vrarë 32 militantë.

Në orët e para të mëngjesit, militantët nisën ofensivën në 3 drejtime, por u sprapsën nga forcat irakiane të sigurisë. Forca ajrore e Irakut dhe avionët ushtarakë të "Aleancës Ndërkombëtare" nisën sulme të përbashkëta, të cilat rezultuan me sprapsjen e militantëve pas disa orëve.

Qyteti Fallujah, i cili ndodhet 40 km në perëndim të Bagdadit, ka një pozitë të rëndësishme strategjike. Nëse ky qytet rrëzohet, atëherë do të shkaktojë kërcënim për sigurinë e Bagdadit dhe më gjerë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China