PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wang: Nivel i lartë i marrëdhënieve kino-franceze
2014-10-20 09:59:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Franca kanë shkëmbime të shpeshta të nivelit të lartë, gjë që tregon edhe nivelin e lartë të marrëdhënieve kino-franceze.

Kështu u shpreh të dielën në Pekin ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë takimit me homologun e tij francez Laurent Fabius, që ndodhet për një vizitë në Kinë.

Kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje në takim se të dy vendet kanë nxitur bashkëpunimin e gjithanshëm pragmatik, duke arritur përparime të dukshme në shumë fusha. Shkëmbimet njerëzore kanë qenë më aktive në kuadrin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës e Francës dhe të dy palët kanë ruajtur kontakte të ngushta në probleme të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale.

Ministri i Jashtëm Laurent Fabius tha se sivjet Franca dhe Kina kanë pasur kontakte të ngushta të nivelit të lartë, duke pasur rezultate të shumta në fusha të tilla strategjike si ekonomia, arsimi, kultura, shkenca e teknologjia etj. Të dyja palët kanë zhvilluar një sërë veprimtarish të larmishme me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre. Fabius kërkoi gjithashtu që Parisi dhe Pekini të konkretizojnë konsensusin e arritur midis presidentëve të të dy vendeve, për t'i ngritur në një nivel të ri marrëdhëniet francezo-kineze. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China