PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, publikohet dokumenti për Korpusin e Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiang-ut
2014-10-05 11:50:11 xinhua Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze publikoi ​​të dielën një dokument ku përshkruhen historia dhe arritjet e Korpusit të Prodhimit dhe Ndërtimit të Xinjiang-ut me rastin e 60-vjetorit të themelimit të tij.

Duke ndërthurur funksionet e prodhimit, administrimit dhe të mbrojtjes, Korpusi i Prodhimit dhe i Ndërtimit ka dhënë ndihmesë të pazëvendësueshme për zhvillimin e Xinjiang-ut, duke nxitur unitetin ndërmjet grupeve etnike, ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe forcimin e mbrojtjes së kufirit, thuhet në këtë dokument.

Gjatë këtyre 60 vjetëve, Korpusi i Prodhimit dhe i Ndërtimit ka nxitur modernizimin e Xinjiang-ut, ka krijuar sipërmarrje të mëdha bujqësore, industriale dhe minerare, dhe ka ngritur qytete të reja në bashkëpunim me banorët e të gjitha grupeve etnike.

Deri në fund të vitit 2013, Korpusi i Prodhimit dhe i Ndërtimit i Xinjiang-ut kishte një sipërfaqe prej 70 600 kilometrash katrorë nën administrimin e vet, me një popullsi 2 701 400 veta, 11.9 për qind e popullsisë së përgjithshme të Xinjiang-ut. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China