PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barroso: Vendimi i Skocisë, pozitiv për një "Europë më të fortë"
2014-09-19 21:05:57 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso tha të premten se vota e Skocisë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar është pozitive për një Europë më të bashkuar dhe më të fortë.

Barroso shtoi se Komisioni Europian përshëndet faktin se gjatë debatit vitet e fundit qeveria dhe populli skocez kanë afirmuar në mënyrë të vazhdueshme angazhimin e tyre në Europë.

"Komisioni Europian do të vazhdojë të angazhohet në një dialog konstruktiv me qeverinë skoceze, në fushat që janë të rëndësishme për të ardhmen e Skocisë, duke përfshirë punësimin dhe rritjen ekonomike, energjinë etj," shtoi ai.

Skocia i tha "JO" pavarësisë në referendumin e së enjtes, duke vendosur të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, me 55.3 për qind të votave kundër dhe 44.7 për qind pro. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China