PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hollande: Franca nis sulmin e parë ajror në Irak
2014-09-19 21:03:12 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha të premten se avionët francezë kanë nisur sulmin e parë ajror ndaj militantëve të ISIS-it në Irak, të cilët kanë sekuestruar qytet të mëdha dhe kërcënojnë sigurinë rajonale.

Të enjten, kreu francez shpalli mbështetje ajrore për të asgjësuar militantët islamikë me kërkesë të autoriteteve irakiane, duke u zotuar se do të nisë së shpejti sulmet ajrore sapo të identifikohen objektivat.

Ndërkohë, Hollande tha se nuk do të dërgojë trupa tokësore në zonat e konfliktit.

"Nuk do të shkojmë përtej kësaj ... do të ndërhymë në Irak, pasi na u kërkua ndihmë nga autoritetet irakiane," tha Hollande në një takim për shtyp.

Kryeministri francez Manuel Valls pritet ta përshkruajë operacionin ushtarak francez në Irak javën e ardhshme në parlament, thuhet në deklaratë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China