PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe India synojnë partneritet më të ngushtë zhvillimi
2014-09-19 16:33:56 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 合作---Hé zuò---Bashkëpunim

Gjatë bisedimeve të enjten në Nju Delhi, presidenti Xi Jinping dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi ranë dakord që të vendosin një partneritet më të ngushtë zhvillimi. Të dy vendet, duke kapur rastin e zhvillimit, do të përpiqen të realizojnë objektivat e tyre për nxitjen e paqes, stabilitetit dhe lulëzimin e Azisë, duke e drejtuar rendin ndërkombëtar në një rrugë më të drejtë dhe më të arsyeshme.

Kjo është vizita e parë në Indi e Xi Jinping-ut, pas ardhjes në postin e presidentit të Kinës në mars të vitit 2013. Në Indi, qeveria e Modi-t e mori detyrën në maj të këtij viti. Kështu me krijimin e qeverisë së re të të dy vendeve, prirja e marrëdhënieve kino-indiane është bërë fokus i vëmendjes së publikut.

Kësaj here, bisedimet midis dy udhëheqësve ishin më të gjata se parashikimi. Gjatë pushimit të shkurtër midis dy bisedimeve, Xi-u dhe Modi biseduan kokë më kokë për 15 minuta. Në konferencën e shtypit pas bisedimeve, Xi Jinping deklaroi se të dy vendet do të punojnë bashkë për zhvillimin:

"Unë dhe kryeministri Modi mendojmë se Kina dhe India kanë një objektiv të përbashkët zhvillimi, ku strategjitë e të dy vendeve pajtohen në rrugën e zhvillimit. Do të bashkëpunojnë dorë për dore për krijimin e partneritetit më të ngushtë të zhvillimit, që të realizojnë bashkërisht paqen, dhe shtojmë tolerancën midis një popullsie prej 2.5 miliardë njerëzish duke ushtruar një ndikim më të thellë në rajon dhe botë."

Po të enjten, qeveria kineze dhe ajo indiane nënshkruan "Memorandumin e mirëkuptimit mbi thellimin e bashkëpunimit të teknologjisë hekurudhore", ndërkohë, Korporata Kombëtare e Hekurudhave e Kinës dhe Ministria e Hekurudhave e Indisë nënshkruan "Planin e veprimit mbi thellimin e bashkëpunimit hekurudhor". Presidenti kineze Xi Jinping:

"Të dyja palët do të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e hekurudhës. Konkretisht, në linjën Chennai-Bengaluru-Mansur do të ngrihet shpejtësia e trenit dhe do të zhvillohen përgatitje për transportin e mallrave. Është në diskutim e sipër bashkëpunimi në transformimin e stacioneve të trenit dhe ndërtimin e hekurudhës me shpejtësinë e lartë."

Bashkëpunimi në parqet industriale është një nga pikat më tërheqëse gjatë vizitës së Xi Jinping-ut në Indi. Në provincën Gujarat, vendlindjen e kryeministrit Modi, Xi Jinping dhe Modi vërtetuan së bashku nënshkrimin e marrëveshjes, sipas të cilës, Kina do të ndërtojë në provincën Gujarat dhe atë Maharastra Parkun e Industrisë së Transmetimit dhe të Transformimit të Energjisë dhe Parkun e Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve.

Krahas këtyre, Kina do të vazhdojë të marrë masa aktive për zgjerimin e importit të barnave, të produkteve bujqësore dhe të filmave nga India, me qëllim zbutjen e çekuilibrit të tregtisë midis dy vendeve. Këtë ditë, dy qeveritë nënshkruan edhe marrëveshjen e bashkëpunimit për prodhimin e filmave.

Gjatë bisedimeve, Modi u shpreh se pala indiane mirëpret pjesëmarrjen e Kinës në ndërtimin e objekteve të energjisë elektrike dhe në përhapjen e hekurudhave. "India do të studiojë propozimet e Kinës për ndërtimin e "korridorit ekonomik Bangladesh-Kinë-Indi-Mianmar" dhe të Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë.

Lidhur me problemin e kufirit, Modi vuri në dukje se pala indiane dëshiron të bëjë përpjekje me palën kineze, që të kontrollojnë siç duhet mosmarrëveshjet kufitare dhe të shpejtojë bisedimet përkatëse.

Krahas këtyre, pala indiane ritheksoi se rajoni autonom i Tibetit është pjesë përbërëse e Republikës Popullore të Kinës dhe India nuk lejon tibetianët të merren me veprimtari politike anti-kineze në Indi. (Wang Lei)  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China