PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çmimi i një aksioni të "Alibaba" në Bursën e Nju Jorkut 68 dollarë
2014-09-19 10:51:00 CRI Komenti juaj Printoni


Jack Ma

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike Alibaba Group vendosi të enjten çmimin e ofertës publike fillestare (IPO) në 68 dollarë për aksion, duke thyer një rekord në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Tani vlera e kompanisë në treg llogaritet të jetë 168 miliardë dollarë.

Aksionet e kompanisë filluan të shiten të enjten në Bursën e Nju Jorkut (NYSE) nën simbolin "BABA".

Duke ofruar 320 milion aksione, "Alibaba" do të grumbullojë 21.8 miliardë dollarë amerikanë, shumë që shënon një rekord të ri në ShBA, duke thyer rekordin që mbante kompania e kartës "VISA", që shiti aksione në vitin 2008 me një vlerë të përgjithshme prej 19.7 miliardë dollarë amerikanë.

Kompania Alibaba që u themelua nga Jack Ma në vitin 1999, është një nga më të mëdhatë e tregtisë elektronike në botë. Ajo kontrollon 80 për qind të të gjitha shitjeve online me pakicë në Kinë. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China