Bashkimi Europian njoftoi të premten shtyrjen e zbatimit të Marrëveshjes së Asociimit me Ukrainën më 31 dhjetor 2015.
Sipas një deklarate të përbashkët të publikuar pas takimit trepalësh ministror të Komisionerit të Tregtisë të BE-së Karl De Gucht, ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës Pavlo Klimkin dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Federatës Ruse Aleksei Uljukajev, ata ranë dakord për rëndësinë e nxitjes së liberalizimit të tregtisë për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin, në përputhje me detyrimet ndaj OBT-së.
Në deklaratë thuhet se Komisioni është i gatshëm, në rast se Ukraina ratifikon Marrëveshjen e Asociimit me BE-në, për të propozuar fleksibilitet shtesë, që ka të bëjë me shtyrjen deri më 31 dhjetor 2015 të zbatimit të kësaj marrëveshjeje.