PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjiknuri, Skanciva dhe shpërndarja e energjisë u diskutuan me Power China
2014-09-11 12:15:27 CRI Komenti juaj Printoni

Një ditë pas nënshkrimit të "Memorandumit të Bashkëpunimit' midis Ministrisë së Energjetikës dhe kompanisë Power China, ministri Damian Gjiknuri i tha CRI Shqip se ka pasur një diskutim shumë intensiv për hidrocentralin e Skavicës dhe një projekt për sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike sidomos për të luftuar fenomenin e vjedhjes së energjisë elektrike, nëpërmjet teknologjive dhe aplikacioneve që janë përdorur në vende të tjera.

"Jemi në një rrugë të mbarë duke diskutuar dhe presim që ekipet e specialistëve kinezë të vijnë në Shqipëri dhe të hulumtojnë nga afër çka do të bëjmë në lidhje me zgjidhjet teknike të propozuara dhe më pas të shikojmë zgjidhjet ligjore dhe financiare të këtyre projekteve," i tha Gjiknuri CRI Shqip.

Memorandumi u nënshkrua të mërkurën midis ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri dhe zotit Zhang Jianyue, drejtor ekzekutiv i kompanisë Power China Chengdu Engineering Corporation Limited.

Një burim brenda takimit i tha CRI Shqip se për këtë marrëveshje është punuar për rreth gjashtë muaj.

(Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China