PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, e dyta në botë për blerjen e bashkimin e kompanive
2014-09-10 10:35:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kina u rendit vitin e kaluar në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit dhe vlerës së blerjes e bashkimit të kompanive, thuhet në raportin e firmës së njohur të kontabilitetit "Price Waterhouse Coopers" (PWC), të publikuar të martën.

Sipas të dhënave statistikore, në periudhën nga 1 korriku 2013 deri më 30 qershor 2014, ShBA-ja, Kina, Britania e Madhe, Japonia dhe Kanadaja janë pesë vendet më aktive për blerjen dhe bashkimin e kompanive, me një vlerë të përgjithshme të transaksioneve mbi 240 trilionë dollarë, duke zënë 80 % të vëllimit të përgjithshëm botëror.

Sipas PWC-së, kompanitë private të pjesës kontinentale të Kinës kanë luajtur rol të rëndësishëm në blerjen e kompanive jashtë vendit, duke u fokusuar veçanërisht në telekomunikacion, teknologjinë e lartë, pasuritë e patundshme etj. Tregjet e konsoliduara të ShBA-së dhe Europës kanë vijuar të jenë destinacionet kryesore të blerjes dhe bashkimit nga kompanitë kineze.

Sipas parashikimit të PWC-së, kompanitë private kineze do të shohin mundësitë e diversifikimit të investimeve, ndërsa kompanitë shtetërore do të fokusohen në sektorët tradicionalë, si energjia, burimet, industria etj. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China