PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putini kërkon bisedime për krizën e Ukrainës
2014-09-01 16:26:50 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 谈判---Tán Pàn---Bisedime

Zv/komandanti i përgjithshëm i parashutistëve i Rusisë Alexei Ragozin konfirmoi të dielën se Ukraina ka liruar 10 trupa ruse në këmbim të 63 trupave ukrainase që mbaheshin peng nga Rusia. Ndërkohë, militantët në Donetsk të Ukrainës Lindore njoftuan lirimin e mbi 200 trupave ukrainase.

Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh që ai shpreson autoritetet ukrainase do të ndalojnë sa më parë operacionet ushtarake në Ukrainën Lindore, pasi dimri po afrohet dhe moti i keq do të shkaktojë një katastrofë të rëndë humanitare. Ai shtoi gjithashtu se për zbutjen e tensionit në lindje, duhet të fillojnë menjëherë bisedimet mbi "sistemin shtetëror" të Ukrainës Lindore.


foto nga www.cfp.cn

Përveç kësaj, Putini zbuloi edhe një pjesë të bisedimeve me homologun e tij ukrainas Petro Poroshenko. Ai tha se ndan të njëjtin mendim me Porshenkon se palët duhet t'i japin fund sa më parë tragjedisë në Ukrainë nëpërmjet një rruge paqësore dhe askush nuk duhet të përsëritë gabimet e mëparshme, siç është grabitja e pushtetit me forcë.

Putini bëri thirrje gjithashtu për ndalimin sa më parë të operacioneve ushtarake, për të rifilluar ndërtimin infrastrukturor para dimrit dhe të garantohet furnizimi normal me energji dhe gaz natyror. Krahas kësaj, Putini i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë materiale të domosdoshme për kalimin e dimrit, për të evituar një katastrofë të rëndë humanitare.

Përveç këtyre, Putini u bëri thirrje organizatave politike të Ukrainës Juglindore të fillojnë sa më shpejt bisedimet me autoritetet ukrainase. "Thelbi i bisedimeve duhet të jetë si të garantohen të drejtat dhe interesat e ligjshme të njerëzve në Ukrainën Juglindore," tha Putin.


foto nga www.cfp.cn

Nga ana tjetër ai është zotuar të përballojë sanksionet nga Bashkimi Europian

Që pas sanksioneve ruse ndaj perëndimit, çmimi i ushqimeve ka pësuar rritje, sipas presidentit fajin e kanë spekulatorët, që i kanë rritur çmimet sipas listës së sanksioneve. Nga ana tjetër ai pranoi dhe prodhimet ruse nuk mund të zëvendësojnë krejtësisht furnizimet nga jashtë, ndaj për këtë arsye, Rusia do të kërkojë furnizues nga vendeve të tjera, si Brazili, Argjentina, Kili dhe Kina.

Më parë, Bashkimi Europian tha se shpreson se vendet e Amerikës Latine dhe Kina nuk do ta furnizonin Rusinë, por Putini i quajti qesharake argumentet the shtoi se këto vende nuk do të refuzojnë këtë shans të mirë për futjen në tregun rus.

Putini paralajmëroi Europën dhe ShBA-në se nëse mallrat e vendeve të tjera futen në tregun rus dhe fitojnë miratimin e konsumatorëve, ato do të sigurojnë një status të fortë në tregun rus. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China