PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Zhvillohet gjyqi i anëtarëve të kultit "Zoti i Plotfuqishëm"
2014-08-22 09:50:29 CRI Komenti juaj Printoni

U zhvillua gjyqi ndaj 5 anëtarëve të një kulti, të akuzuar për ushtrim dhune deri në vdekje të një gruaje, në një McDonalds, në lindje të Kinës. Të pestë qytetarët akuzohen për sulm me pasojë vdekjen e gruas, e cila ka refuzuar tu japë numrin e telefonit.

Të dyshuarit, janë anëtarë të sektit "Quang-neng-shen", që do të thotë "Zoti i plotfuqishëm". Ata po përpiqeshin të rekrutonin gruan, e identifikuar me mbiemrin Wu.

Në gjyqin e zhvilluar në Gjykatën Popullore të Yantait, në provincën Shandong, të akuzuarit përveç akuzës për vrasje me paramendim përballen dhe me akuza të tjera, si krijim i kultit dhe përhapja e tij me mënyra të dhunshme.

Sipas kultit "Zoti i plotfuqishëm", Jezusi është ringjallur në trupin e një gruaje kineze. Ky është një nga 14 kultet e konsideruara të paligjshëm në Kinë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China