PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shefi i OKB-së dënon prishjen e armëpushimit në Gaza
2014-08-20 09:50:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër prishjen e armëpushimit humanitar në Gaza. Me anë të një deklarate Ban Ki moon ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me rindezjen e konfliktit dhe u ka bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit të mbajnë përgjegjësi dhe të mos lejojnë përshkallëzimin e situatës.

Zgjatja e fundit e afatit të armëpushimit në Rripin e Gazës pritej të përfundonte në mesnatën e së martës, sipas orës lokale, por u prish pas sulmit me raketa të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, të cilit ushtria izraelite iu përgjigj me sulm. Pas kësaj delegacioni izraelit u largua nga tryeza e bisedimeve të paqes në Kajro. Që nga korriku, konflikti në Rripin e Gazës ka shkaktuar vdekjen e 2 mijë vetëve, pjesa më e madhe e të cilëve civilë palestinezë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China