PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Uzbekistan, nënshkruhen marrëveshjet e zhvillimit të partneritetit
2014-08-20 09:49:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Uzbekistani nënshkruan një plan për zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit midis tyre.

Nënshkrimi ndodhi pas takimit të të dy presidentëve në Pekin.

Presidenti kinez Xi Jinping.

"Të dy palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në energji, tregti, financa, investime, bujqësi dhe transport. Gjithashtu kemi një marrëveshje për ndërtimin e linjës D të gazsjellësit Kinë – Azia Qendrore si dhe zhvillimin e Brezit të Rrugës Ekonomike të Mëndafshit."

Të dy palat gjithashtu ranë dakord për të shpejtuar projektimin e hekurudhës Kinë, Kirgiztan dhe Uzbekistan.

Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov, i cili ndodhet në Pekin për një vizitë shtetërore dyditore, tha se është bërë shumë punë për thellimin e partneritetit midis dy vendeve.

"Ne kemi nënshkruar në total 22 marrëveshje bashkëpunimi, shuma e përgjithshme e të cilave ka arritur në 5.2 miliardë dollarë. Duke shtuar vlerën e marrëveshjeve tregtare dhe vlerën e marrëveshjeve të nënshkruara, shuma totale shkon në mbi 6 miliardë dollarë."

Karimov përshëndeti politikat e Kinës për zhvillimin e miqësisë me vendet e Azisë Qendrore, ndërsa u zotua të mbështesë propozimet e Pekinit për zhvillimin Brezit të Rrugës Ekonomike të Mëndafshit dhe Bankës Aziatike të Investimeve.

Të dy vendet kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin edhe në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China