PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MPJ-ja: Vizita e Xi Jinping-ut në Mongoli, historike
2014-08-18 20:52:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Mongolia do të nxitin bashkëpunimin dypalësh për arritje të reja në bazë të strategjisë së bashkëpunimit në sektorin e burimeve minerale, infrastrukturë dhe bashkëpunimin financiar. Këtë e bëri të ditur asistenti i ministrit të Jashtëm të Kinës Liu Jianchao në prag të vizitës së kreut të Shtetit të Kinës Xi Jinping, në Mongoli.

Kjo do të jetë hera e parë që Xi Jinping viziton Mongolinë si kryetar Shteti si dhe do të jetë vizita e parë e një presidenti kinez në këtë vend fqinj pas 11 vjetësh.

"Kjo vizitë do të ketë rëndësi tepër të madhe për të dyja vendet dhe palët kanë bërë përgatitje të hollësishme," tha Liu, "Gjatë vizitës, Xi Jinping do të takohet me homologun e tij mongolian, dhe pritet të nënshkruhen marrëveshjet politike mes dy vendeve. Krahas kësaj, ata do të jenë të pranishëm gjatë nënshkrimit të një sërë dokumentesh mbi bashkëpunimin ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe Mongolisë."

Kina dhe Mongolia kanë një vijë të gjatë kufitare me njera-tjetrën. Mongolia është një nga vendet e para që vendosin marrëdhëniet diplomatike me Kinën e Re. Nga ana tjetër, Kina ka mbajtur prej vitesh statusin si partneri tregtar dhe vendi më i madh investitor i Mongolisë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China