PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Yunnan, nis dizinfektim në zonën e tërmetit
2014-08-08 10:11:59 CRI Komenti juaj Printoni

Personeli mjekësor ka nisur dizinfektimin në zonën e goditur nga tërmeti në jugperëndim të Kinës, në provincën Yunnan, pas paralajmërimit të autoriteteve shëndetësore për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve epidemike.

Bilanci i viktimave nga tërmeti ka arritur në 615.

Rreth 363 anëtarë të stafit mjekësor ndodhen në zonën e tërmetit dhe po punojnë për dizinfektimin dhe për parandalimin e epidemive si kolera.

Han Rui është një prej pjesëtarëve të stafit mjekësor.

"Kemi dizinfektuar 108 trupa. Kemi pastruar gjithashtu një sipërfaqje mbi 70 mijë metra katrorë dhe janë përdorur 1,500 kilogramë sunstanca dizinfektuese. Tani misioni ynë është të dizinfektojmë çdo fshat dhe banesë. Deri tani kemi përfunduar dy fshatra. "

Autoritetet e shëndetësisë kanë paralajmëruar se temperaturt e larta dhe mungesa e barnave mund ta komplikojë kontrollin e epidemive pas tërmetit.

Qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjeve ka paralajmëruar se banorët në çadra mund të preken nda turbekulozi dhe mungesa e ujit të pijshëm mund të rrisë rrezikun e prekjes nga sëmundje infektive të zorrëve. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China