PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
367 të vdekur nga tërmeti në Kinën Jugperëndimore
2014-08-04 09:39:40 CRI Komenti juaj Printoni


Foto nga EG365 / 东方IC

Të paktën 367 veta janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 1800 të plagosur pas tërmetit 6.5 ballësh të rënë dje në provincën jugperëndimore kineze Yunnan.

Tërmeti ra në orën 4:30 të pasdites dhe epiqendra e tij ishte pranë lokalitetit Longtou në kontenë Ludian.

Pastërmetet e forta dhe shirat e furishëm e kanë vështirësuar punën e shpëtimit. Më shumë se 12 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe të paktën 30 mijë të tjera janë dëmtuar. Sipas Qendrës së Rrjetit Sizmologjik të Kinës, më shumë se 57 mijë banorë në të gjithë rajonin duhen evakuuar.

Jiang Haikun, zyrtar në këtë Qendër, thotë:

"Kushtet gjeologjike në kontenë Ludian janë shumë të ndërlikuara. Ajo është gjithashtu një zonë e populluar. Këta faktorë përbëjnë sfida të mëdha për punët e parandalimit dhe të shpëtimit. Pritet që në ditët në vijim në këtë zonë të ketë pastërmete të fuqishme të magnitudës 5-6 ballë."

Autoritetet vendore kanë dërguar më shumë se 7 000 punonjës shpëtimi në zonën e tërmetit, të cilët u janë bashkuar mbi 2 500 trupave të dërguar nga Komanda e Zonës Ushtarake të Chengdu-së.

Xie Yunwei është kapiten i një njësie të policisë lokale. Ekipi i tij është ndër të parët që arriti në lokalitetin Longtou, epiqendra e tërmetit:

"Në Longtou banojnë 53 000 veta. Shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti. Dyqind ushtarë nga njësitë tona janë dislokuar për misionin e shpëtimit dhe ne mbërritëm në epiqendër brenda dy orësh. Deri tani ne kemi gjetur 35 të plagosur dhe kemi ndihmuar për evakuimin e 230 të tjerëve." (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China