PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukraina: MH17 u rrëzua nga copat e raketës
2014-07-29 09:25:25 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët ukrainas thonë se kutitë e zeza të aeroplanit malajzian të rrëzuar tregojnë se ai pësoi një humbje të madhe presioni pas goditjes nga fragmente që besohet se kanë ardhur nga një raketë.

Por mbetet e paqartë se kush e ka hedhur raketën, teksa rebelët dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin.

Hetuesit holandezë që drejtojnë hetimet nuk kanë pranuar të komentojnë për këtë përfundim.

Regjistruesit e të dhënave të aeroplanit të fluturimit MH17 janë duke u analizuar në Britani nga ekspertë britanikë.

Ndërkohë, luftimet e ashpra nuk e kanë lejuar një ekip ndërkombëtar të policisë australiane e asaj holandeze dhe ekspertë të mjekësisë ligjore të shkojnë në vendin e ngjarjes. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China