PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rrëzohet një avion algjerian me 116 pasagjerë
2014-07-25 14:24:09 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:飞机---Fēi Jī---Avion

Më 24 korrik, aeroplani i fluturimit AH5017 i kompanisë "Air Algerie" u zhduk në Mali, me 110 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit në bord. Mbrëmjen e të njejtës ditë, presidenti i Malit Ibrahim Boubacar Keita deklaroi se në shkretëtirën veriore të Malit janë gjetur mbetje të një avioni. Edhe autoritetet zyrtare nga Burkina Faso konfirmoi gjetjen e mbetjeve të avionit algjerian brenda territorit të Malit. Ministri i jashtëm i Algjerisë, Ramtene Lamamra konfirmoi mbrëmjen e së mërkurës se, avioni i zhdukur është rrëzuar në vendin fqinj, Mali.

Më 24 korrik, aeroplani i kompanisë "Air Algerie",u zhduk nga radarët 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti "Ouagadougo" i Burkina Fasos. Para se të humbte kontaktin me radarët, aeroplani fluturonte në rajonin Gao në veri të Malit. Sipas lajmeve, ekuipazhi i aeroplanit mori urdhër për ndryshimin e kursit të fluturimit për shkak se pamja nuk ishte shumë e mire. Por pas ndryshimit të kursit, avioni u zhduk nga radarët.

Më pas, forcat ajrore algjeriane dhe franceze zhvilluan operacionin e përbashkët të shpëtimit. Franca dërgoi dy avionë lufte për këtë operacion.

Ndërsa presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita deklaroi se janë gjetur mbetje të avionit në shkretëtirën në veri të vendit, edhe presidenti francez Francois Hollande më 24 korrik deklaroi se avion i udhëtarëve është rrëzuar në Mali.

Një nga drejtuesit e Kompanisë "Air Algerie" publikoi listën e pasagjerëve në bordin e avionit të rrëzuar, gjatë një konference shtypi, të mërkurën. Bëhet fjalë për 110 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe saktësohet se pasagjerët janë nga 15 vende të botës. Ndër ta janë konfirmuar mbi 50 shtetas francezë, 28 nga Burkina Faso, ndërsa pjesa tjetër e tyre janë nga Libani, Algjeria, Gjermania etj. Të gjithë 6 anëtarët e ekuipazhit janë me nënshtetësi spanjolle. Deri tani njoftohet se në bordin e avionit të rrëzuar nuk ka shtetas kinezë. Sipas njoftimeve të fundit, trupat e pajetë të viktimave të aksidentit ajror pritet të transferohen në vendet e tyre. Deri tani, shkaqet e rrëzimit të avionit nuk janë të qarta, ndërkohë vendet e organizatat përkatëse, duke përfshirë Algjerinë dhe Francën po zhvillojnë hetimet për këtë aksident të rëndë ajror.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China