PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Aeroplani algjerian zhduket mbi Mali me 119 veta në bord
2014-07-24 20:46:01 CRI Komenti juaj Printoni

Një aeroplan që i përket kompanisë ajrore shtetërore algjeriane "Air Algerie", me 119 veta në bord, u zhduk të enjten herët në mëngjes, 50 minuta pas ngritjes nga aeroporti "Ouagadougou" në Burkina Faso, njoftoi media vendore.

Aeroplani u zhduk në rajonin malian të Gaos, rreth 500 km në jug të kufirit me Algjerinë, u tha gazetarëve kryeministri algjerian Abdelmalek Sellal.

Një deklaratë e përditësuar e "Air Algerie" bën të ditur se në aeroplan kishte 112 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Në Malin Verior ende ka sulme sporadike nga rebelët, pasi një grusht ushtarak shteti çoi në një kryengritje të armatosur që u shtyp në vitin 2013 nga trupat franceze dhe afrikane. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China