PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina ashpërson dënimet për postimin e lajmeve të rreme në internet
2014-07-23 10:29:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të dyfishojë përpjekjet e saj për të pastruar hapësirën kibernetike nga lajmet e rreme dhe me përmbajtje ofenduese, ndërsa do të jepen dënime më të rënda për ata që i postojnë në internet, theksoi një deklaratë qeveritare të martën.

Deklarata e përbashkët e lëshuar nga Ministria e Sigurimit Publik, Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit dhe Zyra e Informacionit e Internetit, nënvizon se masat e reja synojnë "mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve kinezë të internetit," duke u bërë thirrje përdoruesve të internetit për të ndihmuar në këtë "spastrim."

Nga shtatori i kaluar njerëzit që të postojnë komente ofenduese në internet do të përballen me heqje lirie deri në tre vjet burg, nëse deklaratat e tyre janë ripostuar gjerësisht.

Në prill, Qin Zhihui, i njohur si "Qinhuohuo" në hapësirën kibernetike, u dënua nga një gjykatë e Pekinit me dy vjet burgim për shpifje. Prokurorët thanë se lajmi i postuar prej tij në Weibo, shërbim i ngjashëm me Twitter-in, ishte ri postuar 11 mijë herë. Lajmi thoshte se qeveria kineze i kishte paguar 30 milionë euro kompensim një të huaji që kishte humbur jetën në një aksident hekurudhor, duke nënvizuar diferencën në kompensime midis të huajve dhe kinezëve. (Zhang Yan/Leftion Peristeri) 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China