PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MH17, ekspertët holandezë marrin në dorëzim kutitë e zeza
2014-07-23 09:40:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kutitë e zeza të avionit të rrëzuar të Malaysia Airlinës, fluturimit MH17, u janë dorëzuar hetuesve holandezë në Ukrainë, konfirmoi të martën vonë në mbrëmje Ministria e Jashtme e Holandës.

"Kutitë e zëza të fluturimit MH17 i janë dorëzuar Bordit Holandez të Sigurisë (OVV) nga ekspertët malajzianë," tha ministria.

Mediet vendore raportuan se kutitë e zeza do të dërgohen në Farnborough të Britanisë për t'u ekzaminuar me shprehën e gjetjes së të vërtetës për rrëzimin e avionit.

Më pas ministria sqaroi se ekspertët holandezë do të fluturojnë drejt Farnborough-ut, së bashku me ekspertë të vendeve të tjera që marrin pjesë në hetimin ndërkombëtar.

Tani, hetuesit holandezë do të merren me gjetjen e shkakut të vdekjes së 193 shtetasve nga vendi i tyre. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China