PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit mbi MH17
2014-07-22 10:16:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kina përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines MH17.

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, që po shoqëron presidentin Xi Jinping në Amerikën Latine, tha se Pekini kërkon zhvillimin e një hetimi të pavarur, të drejtë dhe objektiv për të zbardhur ngjarjen dhe ngushëlluar të afërmit e viktimave.

"Rezoluta e Këshillit të Sigurimit tregon këtë qëndrim të Kinës," tha Wang.

Ministri i Jashtëm i Kinës, shtoi se incidenti i MH17 tregon se zgjidhja e shpejtë e krizës së Ukrainës është bazë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon.

"Kina u kërkon të gjitha palëve që të ndalojnë luftimet dhe të zhvillojnë dialog të gjithanshëm, të vazhdueshëm dhe të barabartë," tha Wang. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China