PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Formohet ekipi ndërkombëtar për hetimin e rrëzimit të MH17
2014-07-21 09:52:48 CRI Komenti juaj Printoni

Malajzia njoftoi formimin e një ekipi ndërkombëtar që do të hetojë incidentin e rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines, fluturimit MH17, përfshirë zyrtarë të kompanisë nga Holanda, Malajzia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga ana tjetër, qeveria e Ukrainës ka njoftuar ekipin ndërkombëtar të hetimit se vendi ku është rrëzuar avioni është plotësisht nën kontrollin e separatistëve pro rusë dhe se "nuk mund të garantonte sigurinë e ekipit," tha për mediet ministri malajzian i Transportit Liow Tiong Lai në një deklaratë nga Kievi.

Situata bëhet më e vështirë pas njoftimeve se rebelët në zonë nuk kanë një udhëheqës. Malajzia ndërkohë shprehu shqetësimin e thellë mbi gjendjen dhe kërkoi qasje të plotë në vendin e rrëzimit të avionit dhe garantimin e sigurisë së jetës për hetuesit dhe personelin e ndihmës.

Fluturimi MH17 i Malaysia Airliners me 298 njerëz në bord u rrëzua të enjten në Ukrainën Linodre, nga një sulm i dyshuar i rebelëve me raketa tokë ajër. Kjo është një nga tragjeditë më të mëdha në historinë e aviacionit civil, nga e cila nuk ka asnjë të mbijetuar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China