PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë: Trupat hiqen nga vendi i rrëzimit të avionit
2014-07-20 11:07:59 CRI Komenti juaj Printoni

Korrespondenti i Agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua njoftoi të shtunën nga vendi i rrëzimit të avionit të kompanisë Malayzia Airlines MH17, se kontingjenti i parë, me 38 trupa të viktimave të tragjedisë ajrore u hoq nga vendi i rrëzimit.

Afro 50 mjekë ligjorë nga Donetsku punojnë në terren, ndërkohë delegacioni i OSBE-së ka mbërritur të shtunën në vendngjarje për të mbledhur fakte me banorët vendës, punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe mjekë.

Kryeministri i "Republikës Popullore të Donetskut"të vetëshpallur, Alexander Borodai deklaroi për mediet të shtunën se trupat e viktimave po dekompozoheshin dhe banorët e zonës kërkuan largimin e menjëhershëm të tyre, por ekspertët e hetimeve kanë kërkuar që trupat dhe mbetjet e aeroplanit duhen ruajtur aty, para fillimit të punës së komisionit të hetimit.

Borodai u bëri thirrje ekspertëve ndërkombëtarë të vijnë sa më parë në vendngjarje për të zgjidhur këtë çeshtje emergjente. Sipas tij, sa më shumë kohë të kalojë aq më të vështira do të bëhen hetimet.

Drejtori i Drejtorisë së Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Nalivaychenko tha se sipas bisedimeve midis OSBE-së, Rusisë dhe Ukrainës, qeveria ukrainase dhe militantët kanë rënë dakord që të garantojnë sigurinë e punës së trajtimit të tragjedisë ajrore dhe pala ukrainase do të kryejë misionin humanitar në një zonë prej 20 kilometra katrore, rreth terrenit të rrëzimit të avionit si dhe do t'u dorëzojë trupat familjeve të viktimave. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China