PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukraina do të drejtojë hetimet e incidentit të avionit MH17
2014-07-19 11:04:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ngushëllimet e masave malajziane për viktimat avionit MH17

Holandë, ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë për viktimat në avionin MH17

Ministri i Komunikacionit i Malajzisë Liow Tiong Lai tha të premten se sipas ligjit të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, qeveria ukrainase do të drejtojë hetimet mbi incidentin e avionit të kompanisë Malayzia Airlines MH17. Militantët në lindje të Ukrainës ranë dakord të bashkëpunojnë me qeverinë ukrainase në hetim dhe të garantojnë sigurinë e hetuesve në zonën e rrëzimit të avionit.

Drejtoria Kombëtare e Hetimit të Incidenteve të Aviacionit Civil të Ukrainës krijoi një komision të posaçëm për hetimin e këtij incidenti. Të premten, Ukraina ftoi për pjesëmarrje në hetim Malajzinë, Holandën, Kompaninë Boeing, Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Administratën Evropiane të Hapësirës Ajrore, Komisionin Evropian dhe Komitetin Kombëtar Amerikan të Sigurisë së Transportit.

1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China