PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Avioni i Malaysia Airlines rrëzohet në Ukrainë, 298 viktima
2014-07-18 09:06:54 CRI Komenti juaj Printoni

Avioni i pasagjerëve i Malaysia Airlines me 298 vetë në bord është rrëzuar në Ukrainën Lindore në afërsi të kufirit me Rusinë. Fluturimi MH17 ishte nisur nga Amsterdami dhe kishte për destinacion Kuala Lumpurin.

Të dhënat e para flasin se avioni është qëlluar me raketa tokë ajër. Kompania Malaysia Airlines thotë se i humbi kontaktet me Boeing-un 777 në kohën që mjeti po hynte në hapësirën ajrore të Rusisë. Ai po fluturonte rreth 10 mijë metra nga toka. Gjysma e pasagjerëve ishin holandezë, ndërsa në bord kishte shtetas australianë, malajzianë, indonezianë, britanikë, gjermanë, belgë, filipinas dhe kanadezë.

Fotografitë nga vendi i rrëzimit tregojnë avionin e copëtuar në disa pjesë në një fushë pranë fshatit ukrainas të Grabovos, një prej bastioneve të rebelëve. Asnjë nga pasagjerët në bord nuk i ka shpëtuar aksidentit.

Kryeministri malajzian Najib Razak tha se qeveria e tij ka nisur një skuadër speciale në drejtim të Kievit.


"Në këtë çast, Malajzia e ka të pamundur për të verifikuar shkaqet e tragjedisë. Por ne duhet dhe do të gjejmë me saktësi se çfarë i ndodhi këtij fluturimi. Do t'i lëvizim të gjithë gurët. Në qoftë se rezulton se avioni është qëlluar me të vërtetë, ne do të këmbëngulin që autorët të nxirren me shpejtësi para drejtësisë."

Kievi akuzoi rebelët për tragjedinë. Presidenti Petro Poroshenko e quajti rrëzimin e avionit një akt terrorist.


"Sapo përfundova një bashkëbisedim me kryeministrin e Holandës dhe i shpreha ngushëllimet e mia. Në emër të Ukrainës, unë ftova ekspertë nga Holanda për të hetuar këtë akt terrorist. Dua të nënvizoj këtë para jush se ne nuk e quajmë këtë as aksident dhe as katastrofë. Është një akt terrorist."

Agjencia ruse e lajmeve Interfax thotë se rebelët kanë gjetur kutinë e zezë të avionit. Ndërkohë mediat amerikane, që citojnë zyrtarë të inteligjencës, po raportojnë se avioni është qëlluar me raketa tokë-ajër.

Pas rrëzimit të avionit, autoritet ukrainase kanë mbyllur hapësirën ajrore në lindje të vendit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China