PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Merkel dhe Putin, thirrje për rifillimin e bisedime mbi Ukrainën
2014-07-14 10:15:56 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel lëshuan thirrje të përbashkëta nga Rio de Zhaneiro për rifillimin urgjent të bisedimeve trepalëshe midis Ukrainës, Rusisë dhe Bashkimit Europian.

Ministrat e Jashtëm Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës zhvilluan bisedime më 2 korrik në Berlin, ku i bënë thirrje grupit të kontaktit të përbërë nga përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, të rifillojnë bisedimet para 5 korrikut, për të arritur armëpushimin në lindje të vendit.

Ministri i jashtëm të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier deklaroi më 7 korrik se, grupi trepalësh i kontaktit u takua më 6 korrik në Kiev, por bisedimet ishin shumë të vështira, ndërsa përfaqësuesit e militantëve civilë të Ukrainës nuk morën pjesë në të. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China