PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil
2014-06-12 16:04:23 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:足球--- "Zú Qíu"--- Futboll

. 


 

Më 12 qershor nis Kampionati Botëror i Futbollit në në Brazil. Megjithëse ekzitojnë problemet e zvarritjes së projektit të ndërtimit të stadiumit, protestat popullore etj, vendi organizator i këtij kampionati do të përballojë sfidën e tij. Si shkojnë aktualisht punët përgatitore ?

Më 12 qershor sipas orës lokale, në San Paolos do të organizohet ceremonia e hapjes e Kampionatit Botëror të Brazilit. Gazetari i radios sonë vizitoi stadiumin "Itaquerão" të periferisë lindore të San Paolos për të parë nga afër përgatitjet. Në rrugën kryesore për tek stadiumi është ndërtuar një mbikalim gjigand,mbuluar me një reklarmë të mirëseardhjes nga FIFA, e cila ngjan më një derë të hapur për të mirëpritur tifozë nga e gjithë bota.

Në gardhin jashtë stadiumit, disa punonjës po pushojnë dhe shumë njerëz afrohen te shitësi ambulant José Carlos për të blerë ujë apo ushqime . José Carlos ka punuar afër stadiumit për mbi 3 muaj dhe është mësuar me ritmin e punimeve. Ai na tregon se me afrimin e datës së ceremonisë së hapjes, orari i punës për këtë stadium është pakësuar ndjeshëm. Ndonëse funksionet bazë të stadiumit janë gati, shumë fusha të tjera të vogla janë hequr nga pala ndërtuese. Kjo gjë tregon që puna e ndërtimit të stadiumit nuk është perfekte.

Ditët e fundit, delegacionet e medias dhe të tifozëve nga vendet e ndryshme të botës vizituan stadiumin. Qysh nga funksionimi i qendrës së mediave, FIFA-ja dërgoi shumë policë dhe vullnetarë për të ndihmuar në punë të ndryshme. Nga puna e tre mund të kuptojmë se ata janë përgatitur sistematikisht.

Siç bëri të ditur FIFA, para ndeshjes së parë, gjatë ceremonisë së hapjes, do të shfaqen kryesisht pasuritë e Brazilit në 3 fusha: natyra, njerëzit dhe futbolli. Në ceremoni do të performohet me numra akrobatikë, gjimnastikë, vallëzimet braziliane. Këngëtarët e njohur Pitbull dhe Claudia Leitte do të këndojnë së bashku këngën zyrtare të këtij kampionati "Jemi njësoj ". Pjesa më e shkëlqyeshme relizohet me një top futbolli me diametër prej 8 metrash i përbërë nga llampa shumëngjyrëshe . Përveç kësaj, një djalë brazilian paraplegjik do të shkelmojë topin për fillimin e këtij kompionati. Pas përpjekjeve 1 vjeçare të shkencëtarëve brazilianë, ky djalë mund të kontrollojë nëpërmjet trurit këmbët artificiale për ecje dhe goditjen e topit, duke shfaqur dashurinë e brazilianëve për futbollin.

 

Të interesuar për spektaklin e ceremonisë së hapjes tifozi nga San Paolo, Derlan Almeida dhe miqtë e tij erdhën në stadium për të mësuar diçka rreth saj. Derlan Almeida tha se megjithëse ekipi brazilian ka epërsi, luan në vendin e vet dhe përkrahet nga tifozë të shumtë, kundërshtari i Brazilit, ekipi i Kroacisë nuk është i dobët, prandaj Brazili duhet të përballojë një sfidë që në ndeshjen e parë.

Përveç tifozëve brazilianë, në këtë vend kanë mbërritur tifozë nga vende të ndryshme të botës. Ata kanë një rast të mirë që përveç ndjekjes së skuadrave të tyre të bëjnë dhe turizëm në Brazil. Në hotele, bare dhe restorante braziliane janë përgatitur ekrane të mëdha televizori për ndjekjen e ndeshjeve. Mund të themi se ndonëse ka ende probleme të vogla, atmosfera festive dhe e nxehtë e Kampionatit Botëror po shtohet gjithnjë e më shumë. Pritet që protestat dhe çeshtjet e sigurisë publike të mos ndikojnë Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China