Kina do të shtojë tregtinë me 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe do të nxitë bashkëpunimin në fushën e investimeve, tha të dielën ministri i Tregtisë i Kinës Gao Hucheng.
Të dielën përfundoi në qytetin bregdetar kinez Ningbo, mbledhja në rang ministrash e nxitjes së ekonomisë e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të EQL-së, ku ministrat e tregtisë të 16 vendeve të EQL-së dhe të Kinës shkëmbyen mendime mbi zgjerimin e tregtisë, nxitjen e ekuilibrimit të tregtisë, shtimin e investimeve reciproke, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, zgjerimin e rrugëve të financimit dhe për shtimin e bashkëpunimit në ndërtimin e infrastrukturës.
Në një konferencë shtypi pas mbledhjes, Gao Hucheng tha se në bazë të konsultimeve, palët ranë dakord të shfrytëzojnë potencialin e tregtisë midis Kinës dhe EQL-së dhe të zgjerojnë tregtinë. Palët shprehën qartë kundërshtimin e proteksionizmit në forma të ndryshme si dhe inkurajimin e zgjidhjes së konflikteve tregtare nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve. (Wang Lei)