Përgatitjet për turneun janë goditur nga vonesat e ndërtimit, tejkalimi i buxhetit, protestat dhe grevat.
Por, duke folur për mediat në Sao-Paulo, Blateri premtoi se Brazili do të organizojë një botëror të suksesshëm.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jerome Valcke tha se 12 stadiumet janë të gatshëm për dy javët e para të Kupës së Botës, periudhë të cilën ai e përshkroi si më të vështirën për organizatorët.