PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministrat e mbrojtjes së NATO-s mbështesin Ukrainën
2014-06-04 09:46:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s ranë dakord të martën për forcimin e mëtejshëm të masave të sigurisë në kuadër të krizës ruso-ukrainase si dhe shprehën mbështetjen ndaj reformave në Ukrainë.

"Ka ardhur koha që të gjithë aleatët të luajnë rolin e tyre dhe ata po e bëjnë këtë", theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmussen, duke shtuar se "çdo aleat po kontribuon në mbrojtjen kolektive".

Ministrat ishin të një mendimi për të rritur aftësinë, trajnimin dhe gatishmërinë e forcave aleate në përgatitjen afatgjatë për përballimin e krizës. Ministrat e mbrojtjes së NATO-s u takuan me homologun ukrainas Mykhailo Koval, gjatë Komisionit NATO-Ukrainë.

Ata përshëndetën rezultatin e qartë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë dhe rikonfirmuan mbështetjen për reformat e ndërmarra nga ky vend në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China