PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusi: progres në bisedimet tripalëshe
2014-06-03 10:03:57 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia, Ukrania dhe BE-ja, zhvilluan të hënën në Bruksel raundin e 4-të të bisedimeve, ndonëse nuk arritën ndonjë konsensus, lidhur me çmimin e gazit natyror.

Sipas deklaratës së publikuar pas bisedimeve, ky raund u zhvillua pas konfirmimit nga kompania ruse "Gazprom" se ka marrë këstin e parë prej 786 milionë dollarësh nga Ukraina, për gazin natyror.

Marrëveshja tripalëshe konsiston në faktin që Rusia nuk do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror të Ukrainës, që Ukraina nuk do të kryejë parapagimin në muajin qershor dhe se asnjëra palë nuk do t'i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit në Stokholm. Ndërkohë u bë e ditur se palët do të vazhdojnë bisedimet lidhur me këtë çeshtje.

Deri tani janë zhvilluar 4 raunde bisedimesh mes Rusisë, Ukrainës dhe BE-së, lidhur me pagimin e borxhit të Ukrainës ndaj Rusisë për blerjen e gazit natyror,në tutelën e BE-së. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China