PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë, vazhdojnë trazirat në prag të zgjedhjeve
2014-05-24 11:56:26 CRI Komenti juaj Printoni

Luftimet mes forcave qeveritare dhe atyre anti-qeveritare janë shtuar në lindje të Ukrainës, në prag të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Autoritetet e Kievit kanë urdhëruar vendosjen e trupave në rrethinat e qytetit Luhansk, në përpjekje për të ndaluar ndërprerjen e votimit.

Forcat antiqeveritare në Luhansk kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonëshme këtë javë, pas vrasjes së 13 ushtarëve ukrainas në një sulm të befasishëm jashtë qytetit Donetsk. Banorët janë të frikësuar nga përshkallëzimi i luftimeve.

"Të shtënat nisën para lindjes së diellit. U dëgjua një shpërthim dhe unë pyeta çfarë ishte. Mendoj se kanë bombarduar urën", deklaron një banor.

Prej disa muajsh Ukraina është përfshirë nga trazirat.

Protestuesit anti-qeveritarë në lindje të vendit kanë shpallur pavarësinë nga Kievi dhe janë zotuar për prishjen e procesit të zgjedhjeve. Nga ana e tyre autoritetet e Kievit deklarojnë se do të jetë e pamundur që të ndërpritet votimi në disa zona në lindje të vendit.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China