PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen e gazit
2014-05-21 19:23:49 CRI Komenti juaj Printoni
Kina dhe Rusia nënshkruan të mërkurën në Shangai marrëveshjen e shumëpritur të gazit, duke i dhënë fund bisedimeve që zgjatën një dekadë për furnizimin me gaz natyror.

Marrëveshja u arrit një ditë pas pranimit nga presidenti rus Vladimir Putin se është bërë një "përparim i madh" në bisedimet afatgjata mes dy vendeve.

Dy dokumente, Kontrata e shit-blerjes mes dy vendeve për gazin dhe një memorandum u nënshkruan në ceremoninë e mbajtur nga kreu i Shtetit të Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin.
 
Gjatë viteve të fundit, bisedimet, të cilat nisën në vitin 2004, kishin ngecur për çmimin. 

Kina dhe Rusia janë zotuar për të forcuar bashkëpunimin në energji dhe infrastrukturë. Sipas një deklarate të përbashkët, nënshkruar nga dy liderët pas bisedimeve të së martës, vendet do të "krijojnë një partneritet të plotë bashkëpunimi në energji."

Zhou Jiping, kreu i Korporatës Kombëtare Kineze të Naftës dhe Wu Xinxiong, kreu i Administratës Kombëtare të Energjisë nënshkruan marrëveshjen në emër të palës kineze. (Albana)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China