Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin u takuan të martën në Shangai, ku ndodhen për të marrë pjesë në një samit për sigurinë në Azi.
Kjo është vizita e parë e Putinit në Kinë që prej marrjes nga z. Xi të postit të presidentit.
Vizita e kreut të Kremlinit përkon me manovrën e përbashkët detare kino-ruse në detin e Kinës Lindore. (Artani)