PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina pezullon shkëmbimet dypalëshe me Vietnamin
2014-05-19 09:53:18 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze thotë se do të pezullojë disa nga planet e shkëmbimeve dypalëshe me Vietnamin, si përgjigje ndaj protestave të dhunshme në vend kundër shtetasve kinezë.

Lajmërimin e bëri zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hong Lei, duke komentuar masat që po merren.

Deri tani të paktën dy shtetas kinezë kanë mbetur të vdekur në Vietnam dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Përveç gjakderdhjes, Hong tha se janë dëmtuar gjithashtu pronat dhe klima e bashkëpunimit është sabotuar.

Ai shtoi se Kina do të marrë në konsideratë masa të tjera, sipas zhvillimit të situatës.

Kina gjithashtu ka rritur nivelin e shkallës së sigurisë për turistët kinezë, duke paralajmëruar shtetasit të mos udhëtojnë në Vietnam. Njoftohet se disa agjenci të mëdha turistike kanë ndërprerë shërbimet për udhëtimet në Vietnam.

Ndërkohë, pesë anije janë dislokuar për të evakuuar shtetasit kinezë të prekur nga protestat e dhunshme kundër Kinës. Anijet u nisën nga porti Haikou, i provincës jugore Hainan.

Zhang Jie është zëvendësdrejtori i Administratës se Sigurisë Detare.

"Ne kemi dërguar kapitenë që janë të aftë për të kryer një mision të tillë. Hartat detare janë përditësuar, ndërsa anijet janë të reja dhe para nisjes ka përfunduar inspektimi i tyre," tha Zhang.

Të dielën ndërkohë, disa shtetas kinezë u evakuuan në bllok me avionë të posaçëm të koordinuar nga qeveria kineze.

Deri tani 16 të plagosur në gjendje të rëndë po marrin trajtim mjekësor.

Ministria e Jashtme e Kinës thotë se tremijë shtetas kinezë janë evakuuar nga Vietnami.

Qeveria vietnameze ka shprehur keqardhjen e saj mbi dhunën dhe urdhëroi dhënien fund protestave kundër të huajve.

Sulmet vdekjeprurëse kundër punonjësve kinezë dhe kompanive në Vietnam vijnë pas përplasjeve midis dy vendeve në Detin e Kinës Jugore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China