PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Europë Qendrore e Lindore, zhvillohet Takimi i 3-të i Koordinatorëve
2014-05-14 10:12:02 CRI Komenti juaj Printoni

Link:

Takimi i koordinatorëve kombëtarë të vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Sekretariatin e Kinës për rajonin

Takimi i 3-të i Koordinatorëve Kombëtarë të Bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore u zhvillua të martën në Pekin, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e sekretariatit, ambasadorët e vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Kinë, si dhe zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë Alqi Puli.

Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Wang Chao tha në këtë takim se që nga takimi i liderëve Kinë-Europë Qendrore e Lindore në Bukuresht, palët kanë bërë përpjekje aktive, duke patur arritje pozitive në fusha të ndryshme.

"Kina dhe 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore kanë zhvilluar takime të nivelit të lartë dhe dialog politik, kanë patur arritje të shumta në bashkëpunimin ekonomik, si dhe progres të dukshëm në shkëmbimet kulturore. Të dyja palët kanë ruajtur prirje të fortë në bashkëpunimin mes tyre," theksoi Wang Chao.

Gjatë takimit, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi bisedime me koordinatorët dhe përfaqësuesit e 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore.

"Duhet të vendosim bashkëpunimin me strategjitë e zhvillimit të vendeve përkatëse, me marrëdhëniet kino-europiane, si dhe me propozimet ndërkombëtare si 'brez ekonomik i rrugës së mëndafshit' dhe 'rrugës detare të mëndafshit', për të siguruar sa më shumë arritje konkrete dhe për të favorizuar popujt e vendeve përkatëse," u shpreh kryediplomati kinez.

Po atë ditë, u hap zyrtarisht edhe website "Bashkëpunimi Kinë-Europë Qendrore e Lindore". Ky website u krijua nga Radio e Jashtme e Kinës (CRI) dhe ofron shërbime në dy gjuhë, kinezisht dhe anglisht. Në të ka 9 rubrikë dhe mbi 30 nënrubrika, ku paraqiten shkëmbimet dhe bashkëpunimi mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore e Lindore në politikë, ekonomi, kulturë, etj. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China