PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë: Dy rajonet lindore shpallin pavarësinë
2014-05-13 09:44:38 CRI Komenti juaj Printoni

Aktivistët prorusë në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës kanë shpallur pavarësinë pas referendumit të zhvilluar në të dy rajonet të dielën.

Denis Pushilin është bashkëkryetar i së vetëshpallurës Republikë Popullore e Donetskut:

"Duke u mbështetur në vullnetin e popullit të Republikës Popullore të Donetskut dhe duke kërkuar rivendosjen e drejtësisë historike, ne i kërkojmë Federatës Ruse të shqyrtojë përfshirjen e Republikës Popullore të Donetskut në Federatën Ruse."

Qeveria ruse është shprehur se do të respektojë zgjedhjen e popullit të të dy rajoneve dhe po bën thirrje për dialog politik. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë:

"Rusia dëshiron që rezultati i referendumit të zbatohet nëpërmjet dialogut dhe rrugëve jo të dhunshme mes përfaqësuesve të Kievit, Donetskut dhe Luganskut, për të shmangur një tjetër përplasje të dhunshme. Moska dëshiron të nxitë dialogun, duke përfshirë këtu edhe OSBE-në."

Autoritetet në Kiev e kanë dënuar referendumin si "një farsë". Edhe Uashingtoni e aleatët e tij europianë e kanë quajtur referendumin të paligjshëm. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China