PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë, Putin bën thirrje për shtyrjen e referendumit
2014-05-08 10:38:53 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për shtyrjen e referendumit për autonomi në juglindje të Ukrainës caktuar për këtë të diel.

Putin i bëri koment gjatë takimit me presidentin zviceran Didier Bukhalter, i cili është edhe kryetar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)

"Ne besojmë se gjëja më e rëndësishme është vendosja e dialogut të drejtpërdrejtë, mes autoriteteve në Kiev dhe përfaqësuesve në juglindje të Ukrainës. Ne u kërkojmë mbështetësve të federalizmit për të shtyrë referendumin e 11 majit," tha putin.

Presidenti rus gjithashtu kërkoi nga ushtria ukrainase të ndalonte operacionin kundër aktivistëve pro rusë që kanë uzurpuar ndërtesat qeveritare, ndërsa shtoi se Rusia do të tërheqë trupat nga kufiri ukrainas.

Aktivistët pro rusë në Donetsk të Ukrainës Lindore dhe Luhansk thonë se do të konsultohen më vonë sot për shtyrjen e referendumit. Por aktivistët theksojnë se Kievi duhet të tërheqë të gjitha trupat nga lindja.

Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk, i cili po viziton një kamp ushtarak pranë qytetit Slovyansk, thotë se aktivistët duhet të çarmatosen.

"Kjo situatë ka dy anë. Së pari jemi duke ndërmarrë një operacion anti-terrorist, dhe gjithashtu ekziston një zgjidhje politike e problemit. Ata që kanë armë duhet t'i dorëzojnë dhe të marrin dënimin që u takon. Ata që i dorëzojnë armët me dëshirë dhe lënë ndërtesat do të falen, nëse nuk kanë bërë krime të rënda," tha Yatsenyuk.

Në një reagim Shtëpia e Bardhë kërkoi anulimin e referendumit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jen Psaki:

"Ne e kemi bëri shumë të qartë se referendumi i 11 majit është i paligjshëm, dhe ne duam të shohim më shumë nga presidenti rus Putin se sa vetëm thirrjen për shtyrjen e referendumit. Ne mendojmë dhe jemi besimplotë se zgjedhjet e 25 majit janë hapi më i mirë përpara për popullin e Ukrainës."

OSBE-ja do të dërgojë 1,000 vëzhgues për zgjedhjet në Ukrainë. (Lefton Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China