PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukraina dhe Slovakia nënshkruan marrëveshjen për gazin
2014-04-29 09:41:26 CRI Komenti juaj Printoni

Afro një e pesta e gazit që i duhet Ukrainës gjatë një viti do të dërgohet nga Slovakia. Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë ka si synim të lehtësojë varësinë e Ukrainës nga gzi rus.

Kryeministri Arseniy Yatsenyuk, njoftoi ndërkohë se qeveria ukrainase dhe kompania Naftogaz kanë rënë dakord të dërgojnë bashkërisht në arbitrazh ndërkombëtar kompaninë ruse, Gazprom.

"Gazprom-it i janë dërguar dokumentet paraprake për arbitrazhin dhe brenda 30 ditëve ata duhet të japin një përgjigje të qartë. Mbi të gjitha mbi çështjen e çmimit. Ne këmbëngulin tek çmimi i fiksuar në fillim të vitit, si dhe të vazhdojmë të paguajmë në bazë të atij çmimi," tha Yatsenyuk.

Rusia së fundi ka rritur çmimet e gazit që furnizon Ukrainën si dhe ka kërkuar pagesa paraprake. Çmimi u rrit nga 268 dollarë për 1000 metra kub në 485 dollarë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China