PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lavrov: Rusia do të kundërpërgjigjet nëse kërcënohen interesat
2014-04-24 09:37:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se vendi i tij do të kundërpërgjigjet nëse kërcënohen interesat e qytetarëve dhe nëse territori përfshihet nga sulmet.

Komentet e tij erdhën pas njoftimit të qeverisë ukrainase lidhur me rifillimin e një operacioni sigurie për të rimarrë ndërtesat qeveritare nga aktivistët pro-rusë.

"Nëse sulmohemi, patjetër që do të reagojmë. Nëse interesat tona, interesat legjitime dhe interesat e rusëve do të kërcënohen drejpërdrejt, si ato në Osetinë e Jugut, do të përgjigjemi në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Nëse qytetarët rusë sulmohen, ky quhet sulm ndaj Federatës Ruse."

Lavrov i bëri gjithashtu thirrje Kievit të tërheqë njësitë ushtarake nga lindja e Ukrainës, si dhe akuzoi SHBA-në si orkestruese të tensioneve aktuale në Ukrainë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China