PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lavrovi: ShBA-ja dhe BE-ja, orvatje për revolucion në Ukrainë
2014-04-24 21:27:30 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha të enjten në Moskë se ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian po orvaten të shpërthejnë përsëri një "revolucion me ngjyrë" në Ukrainë, duke bërë ndërrimin e pushtetit me mjete jokushtetuese.

Në një fjalim të mbajtur në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, numri një i diplomacisë ruse tha se vendet perëndimore nuk janë të shqetësuara për fatin e Ukrainës, por e vlerësojnë këtë vend si një gur shahu në lojërat gjeopolitike. Lavrovi shtoi po ashtu se ShBA-ja dhe partnerët e saj perëndimorë përpiqen të sillen si fitimtarë të Luftës së Ftohtë dhe kanë vepruar drejtpërdrejt në dëm të interesave ruse, duke mos e përfillur qëndrimin e Moskës në çështjet europiane. "Për të frenuar Rusinë, vendet perëndimore hoqën dorë nga fryma e partneritetit. Propaganda kundër Rusisë filloi edhe para krizës së Ukrainës dhe ShBA-ja e vendet europiane u përpoqën me të gjitha forcat të njollosnin Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit," u shpreh kryediplomati rus Sergei Lavrov. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China