PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tokio, Abe takohet me Obamën
2014-04-24 20:34:45 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe dhe presidenti amerikan Barak Obama zhvilluan bisedime të enjten në Tokio rreth thellimit të aleancës Japoni-ShBA dhe temave të tjera. Sidoqoftë, për shkak se bisedimet mes të dy vendeve mbi Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik Strategjik të Transpaqësorit ndodhen në gjendje pezulli, të dy udhëheqësit nuk publikuan deklaratë të përbashkët.

Në konferencën e shtypit pas bisedimeve, Obama ritheksoi se ShBA-ja është vend i Paqësorit dhe aleanca ShBA-Japoni shërben si baza e garantimit të sigurisë në rajonin e Azi-Paqësorit. Ai vuri në dukje përsëri përgjegjësinë e ShBA-së për mbrojtjen e Japonisë, duke thënë se, sipas interpretimit të qeverisë amerikane, pika e pestë e "Traktatit të sigurisë ShBA-Japoni" lidhur me bashkërendimin në fushën e mbrojtjes është i zbatueshëm edhe për ishujt Diaoyu. Por presidenti amerikan theksoi gjithashtu se mbi sovranitetin e ishujve Diaoyu, ShBA-ja nuk mban ndonjë qëndrim të caktuar.

Në konferencën e shtypit, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se ShBA-ja e Kina kanë lidhje të ngushta e interesa të gjera të përbashkëta dhe se ShBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë ngritjen paqësore të Kinës. Ai i kërkoi Abes mospërshkallëzimin e situatës dhe krijimin e marrëdhënieve të besimit të ndërsjellë me Kinën, me qëllim që të zgjidhen problemet nëpërmjet dialogut.

Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Qin Gang tha se pala kineze kundërshton me vendosmëri përfshirjen e ishujve Diaoyu në "Traktatin e sigurisë Japoni-ShBA".

Presidenti Obama arriti në Tokio mbrëmjen e së mërkurës për një vizitë zyrtare në Japoni, ndalesa e parë e turneut të tij Aziatik. Të premten Obama do të shkojë në Korenë e Jugut. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China