PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina reagon ndaj blatimit të Abe-s për "Yasukuni"-n
2014-04-21 19:24:21 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka reaguar pas blatimit të një peme nga kryeministri japonez Shinzo Abe për tempullin "Yasukuni".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Chin Gang.

"Japonia duhet të reflektojë mbi historinë e vet të agresionit. Distancimi nga militarizmi i së kaluarës është një bazë e rëndësishme politike për marrëdhëniet kino-japoneze. I bëjmë thirrje Japonisë të mbajë një qëndrim korrekt ndaj historisë dhe të ndalojë aktet provokuese. Japonia duhet të punojë për të fituar besimin e fqinjëve të saj dhe të komunitetit ndërkombëtar nëpërmjet veprave konkrete."

Shinzo Abe bëri blatimin për tempullin "Yasukuni" në ditën e parë të Festës 3-ditore të Pranverës në Japoni.

Kjo lëvizje erdhi në prag të vizitës këtë javë në Japoni nga presidenti amerikan Barak Obama.

SHBA-ja ka kritikuar veprimet e mëparshme të qeverisë japoneze në lidhje me çështjen e "Yasukuni"-t, duke theksuar se vizitat në këtë tempull vazhdojnë të dëmtojnë marrëdhëniet në rajon.

Koreja e Jugut ka dënuar gjithashtu blatimin nga Abe.

"Yasukuni", i cili nderon japonezët e vdekur në luftë, duke përfshirë 14 kriminelë lufte të klasit A, konsiderohet si një simbol i militarizmit japonez. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China