PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina përshëndet qëndrimet pozitive të Putinit mbi marrëdhëniet dypalëshe
2014-04-18 19:29:23 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës përshëndeti të premten qëndrimin pozitiv të presidentit rus Vladimir Putin mbi marrëdhëniet dypalëshe.

"Nën drejtimin e krerëve të të dy vendeve, marrëdhëniet Kinë - Rusi kanë dhënë rezultate të frytshme," tha zëdhënësja Hua Chunying.

Duke njoftuar vizitën e presidentit rus Putin në Kinë në muajin maj, Hua shtoi se Pekini pret nga takimi i ardhshëm i dy liderëve, rritje të mëtejshme të nivelit të lartë të besimit politik dhe bashkëpunimit praktik.

Marrëdhëniet Kinë - Rusi kanë si thelb "mungesën e aleancës, konflikt dhe agresionin kundër ndonjë vendi të tretë," duke vendosur "një bazë të shëndoshë" për marrëdhëniet dypalëshe, e duke i bërë ato më të qëndrueshme e dinamike, tha Hua, duke shtuar se partneriteti Kinë – Rusi është një model i bashkekzistencës paqësore dhe i fqinjësisë miqësore mes vendeve të mëdha.

Duke bashkëbiseduar me qytetarët rusë në direkt në televizion të enjten, Putin tha se bashkëpunimi me Kinën, përfshirë atë në çështjet ndërkombëtare, "është i një niveli të paparë." (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China