PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ukrainë, vazhdojnë trazirat në lindje të vendit
2014-04-17 16:57:40 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala në Lajm: 严峻---Yan Jun---Serioz

Qysh nga 15 prilli, kur trupat ukrainase filluan veprimet anti-terroriste në pjesën lindore të vendit, janë vënë në përdorim tanke, makina të blinduara dhe helikopterë të armatosur në qytetet e Ukrainës Lindore, me synim eliminimin e aktivistëve prorusë. Shkëmbimet e zjarrit dhe konfliktet ndodhën vetëm në disa zona dhe ndërhyrja e trupave qeveritare nuk shënoi rezultate të dukshme.

Trupat ukrainase rivunë kontrollin në aeroportin e qytetit Kramatorsk të Donestkut Verior, ndërsa 6 autoblinda të ushtrisë ukrainase që hynë në Kramatorsk u kapën nga aktivistët e armatosur. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, pasi kanë hyrë në qendër të qytetit, makinat u rrethuan nga banorët dhe personat e armatosur prorusë çarmatosën trupat ukrainase dhe kapën makinat e blinduara. Më pas, 6 autoblindat iu drejtuan qytetit Slavyansk afër Kramatorskut dhe u parkuan pranë bashkisë së Slavyanskut të pushtuar nga protestuesit pro Rusisë.

Sipas Agjencisë ruse të Lajmeve, 6 autoblindat e ushtrisë ukrainase nuk janë kapur nga të personat e armatosur, por trupat ukrainase kanë dezertuar. Një ushtar ukrainas tha: "Kemi parë këtu që ata nuk janë as seperatistë, as terroristë, por banorë të thjeshtë. Kështu që nuk do të luftojmë kundër tyre." Sipas medieve, bashkë me 6 autoblindat edhe afro 60 ushtarë ukrainas të brigadës nr.25 parashutiste janë bashkuar me aktivistët prorusë.

Aktualisht disa tanke dhe autoblinda të ushtrisë ukrainase janë dislokuar në Kramatorsk, por trupat qeveritare dhe forcat proruse nuk kanë hapur zjarr. Në 16 prill shpërthyen protesta anti-qeveritare edhe në Odesa, ku banorët prorusë deklaruan se Odesa është tani Republika Popullore e Odesës. Protestuesit u bënë thirrje banorëve të bllokojnë rrugët kryesore të enjten, për të penguar trupat qeveritare të kalojnë nëpërmjet Odesës.

Lidhur me gjendjen në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se shpreson që Ukraina të mos përdorë forcën ushtarake ndaj banorëve. "Ne do të zbusim tensionin brenda mundësive tona dhe do t'i kërkojmë Kievit të respektojë kërkesat dhe propozimet e banorëve në krahinat juglindore të vendit, të nisë sa më parë bisedimet, për të zbutur tensionin. Do ti kërkojmë qeverisë ukrainase të mos shtojë përdorimin e forcës, veçanërisht të ushtrisë, pasi kjo ndalohet nga kushtetuta e vendit " theksoi Lavrov.

Lavrovi shtoi se "si miq të sinqertë të Ukrainës dhe popullit të saj do të nxitim qeverinë ukrainase të kalojë nga fjalët boshe në veprimet konkrete dhe të nisë reformat kushtetuese mbi të drejtat e krahinave të ndryshme të vendit ". Sipas tij reformat kushtetuese duhet të jetë tema kryesore e bisedimeve në Gjenevë.

Sipas planit, bisedimet 4-palëshe për ndërmjetësimin në gjendjen e Ukrainës do të zhvillohen të enjten në Gjenevë, ku do të marrin pjesë komisionerja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Catherine Ashton, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe i dërguari që mban detyrën e ministrit të jashtëm të Ukrainës. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China