PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
KS: Të lirohet sa më parë ambasadori jordanez në Libi
2014-04-16 09:53:13 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së bëri thirrje të martën për lirimin sa më parë të ambasadorit jordanez të rrëmbyer në Libi.

Në një deklaratë për shtyp, vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit shprehën shqetësimin e tyre lidhur me aktin e shëmtuar që ndodhi të martën ndaj autokolonës së makinave të diplomatëve jordanezë në Libi. Në deklaratë Këshilli i Sigurimit i kërkoi qeverisë libiane të përmbushë si duhet detyrimet ndërkombëtare në mbrojtjen e sigurisë së jetës dhe të mirave materiale të diplomatëve në vend, duke bërë thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë, ambasadori i Jordanisë Fawaz Al-Itan u rrëmbye nga persona të paidentifikuar paraditen e të martës në Tripoli. Një grup personash të armatosur të cilët mbanin maska sulmuan autokolonën dhe qëlluan me armë, duke plagosur shoferin e makinës ku ndodhej ambasadori. Pas këtij akti, ambasadori Al-Itan u detyrua të dilte nga makina. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China