PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqetësim në rritje për shtimin e tensioneve në Ukrainën Lindore
2014-04-16 09:30:46 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun shprehu shqetësimin e tij për rritjen e tensioneve në Ukrainën Lindore në një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Stephane Dujarriç është zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së:

"Sekretari i Përgjithshëm është mjaft i shqetësuar nga trazirat që po vazhdojnë në Ukrainën Lindore dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të bëjnë sa munden për të qetësuar situatën dhe për të shmangur dhunën e mëtejshme."

Ukraina ka nisur një "operacion antiterrorist" kundër veprimtarive proruse në qytetet lindore të vendit. Ky është aksioni i parë ushtarak kundër aktivistëve prorusë, të cilët kanë pushtuar ndërtesat qeveritare në të paktën nëntë qytete lindore të vendit. Ata kërkojnë autonomi më të gjerë dhe lidhje më të ngushta me Rusinë.

Kryeministri rus Dimitri Medvedev u shpreh se Ukraina është në prag të luftës civile dhe i kërkoi qeverisë së Kievit të dialogojë me të gjitha segmentet e popullsisë së vendit:

"E vetmja mënyrë për ta shpëtuar Ukrainën dhe për të normalizuar situatën është sigurimi i kushteve normale për zhvillimin e vendit, dialogu me popullin e vet, marrja parasysh e të gjitha grupeve etnike dhe pranimi që rusishtfolësit janë qytetarë të njëjtë me ukrainishtfolësit."

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë mbështetje të heshtur veprimit ushtarak ukrainas. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë:

"E pranojmë që përdorimi i forcës nuk është alternativa e parapëlqyer. Por qeveria ukrainase ka përgjegjësinë për të siguruar rendin dhe ligjin. Dhe këto provokime në Ukrainën Lindore po krijojnë një situatë në të cilën qeveria duhet të kundërpërgjigjet." (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China