PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BB-FMN: Reforma strukturore nxit rritjen e vazhdueshme
2014-04-11 10:51:20 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore do të zhvillojnë më 11 prill në Uashington konferenca vjetore të pranverës të fokusuar te shpejtimi i reformës së strukturës ekonomike për nxitja e rritjes së vazhdueshme, theksuan në konferencën e përbashkët të shtypit, shefja e FMN-së Christine Lagarde dhe drejtori i Bankës Botërore Jim Yong Kim.

Në raportin mbi "Parashikimin e ekonomisë globale" që është publikuar nga FMN-ja theksohet se sivjet rritja ekonomike globale do të jetë 0.1 deri 3.6 për qind. Lagarde u shpreh gjithashtu se ekonomia globale po rimëkëmbet, por kjo rimëkëmbje është ende e dobët dhe e ngadalshme.

"FMN-ja nënvizon se ekonomia globale po rimëkëmbet, por kjo rimëkëmbje është ende e dobët dhe e ngadalshme. Ne jemi të mendimit se ekonomia e globale është e mirë sot, por ajo duhet të jetë më e mirë," tha Lagarde.

Drejtori i Bankës botërore Jim Yong Kim u shpreh se energjia e rritjes ekonomike të Kinës, që është njësia e dytë ekonomike e botës, po kthehet nga forma e eksportit në formën e shërbimit dhe të konsumit. Ai shprehu admirimin për reformën strukturore që po zbaton Kina.

"Megjithëse rritja ekonomike e Kinës është pak e ngadalshme, ne kemi parë se reforma e saj po vazhdon të zhvillohet. Kjo tregon vendosmërinë e Kinës për nxitjen e reformës strukturore."

Sivjet, përfaqësues qeverish nga 188 vendeve anëtare do të zhvillojnë diskutime mbi gjendjen tanishme dhe të ardhmen ekonomike e monetare globale. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China